copyright Artanqe...
 

enjte . 15 maj 2008

ImageAsus ka prezentuar ditë më parë pllakën amë të bazuar në çipsetin P45 të Intelit e cila sjell teknologjinë 16-fazore të rregullimit të furnizimit.

Azhornuar së fundi ( e enjte . 15 maj 2008 )
më gjerësisht...
 
Ana artistike e Dellit PDF Printoni E-mail
e enjte . 15 maj 2008

ImageNë laptopët e lirë Inspiron 1525 Dell në të ardhmen do të ofrojnë kapakë të dizajnuar stilistik. Të dy dizajnet ekskluzive të street artistit Mike Ming mund të blihen (tani për tani vetëm nëSHBA) me çmim fillestar prej 699 dollarësh. 

Azhornuar së fundi ( e enjte . 15 maj 2008 )
më gjerësisht...
 
Shitje e mirë e Vistës PDF Printoni E-mail
e enjte . 15 maj 2008

ImageBill Gates në një fjalim në Tokio përmendi se Windows Vista po shënon rritje gjithnjë më të madhe të shitjes, dhe se sipas të dhënave të Wall Street Journal ka tejkaluar shifrën prej 140 milionë ekzemplarëve.

Azhornuar së fundi ( e enjte . 15 maj 2008 )
më gjerësisht...
 
Trojanët përhapen me të madhe PDF Printoni E-mail
e enjte . 08 maj 2008

ImageSipas raportit më të fundit të Microsoftit për gjendjen e sigurisë kompjuterike, lëshimet e ndryshme të sigurisë, softveri malinj dhe sulmet e hackerëve lidhen për vetëm 13 për qind të të gjitha incidenteve të raportuara në gjysmën e dytë të vitit të kaluar, derisa 57 për qind e tyre kishte të bëjë me pajisje të humbura apo të vjedhura, si laptopët, etj. Sa i përket softverit malinj, është shënuar një rritje e 300 për qindtë e numrit të trojanëve downloaderë  dhe dropperë. Shembull i një trojani dropper është Win32/Nuwar, i cili quhet ndryshe edhe Storm Worm, ndërsa përhapet me postë elektronike nëpërmjet porosive me të cilat nxit pranuesit që të vizitojnë një faqe interneti malinje prej nga, nëse vizitohet, edhe instalohet duke hapur kështu "derën e pasme" për qasje të paautorizuar në  kompjuterin e shfrytëzuesit. Krimbi azhurohet vazhdimisht për të vështirësuar zbulimin e tij, dhe deri më tani janë shënuar më shumë se gjysmë milioni infektime anembanë botës. 

më gjerësisht...
 
30-vjetori i mailave të padëshiruar PDF Printoni E-mail
e enjte . 08 maj 2008

ImageE-mail porosia e parë e padëshiruar është dërguar para 30 vjetësh. Këtë porosi me qëllim reklamimi e kishte dërguar Gary Thurek, ndërsa e kishin pranuar 393 shfrytëzues të Arpanetit, paraardhësit të Internetit të sotëm. Pasi që Thurek nuk e kishte fshehur identitetin e tij, një numër i madh reagimesh negative ishin dërguar direkt tek ai.


Foxconn 9800GX2-1024 PDF Printoni E-mail
e enjte . 10 prill 2008

ImageKartela më e re grafike nga Foxconni i njohur vjen e pajisur me 1024 MB memorie dhe paket të begatshëm softverik.DriveClone 3.0 i zakonshëm dhe Virtual Drive 11.5 (më shumë se 100 dollarë në shitje të lirë) në paket me FOXWARE overclocking utility e bëjnë ofertën shumë joshëse, posaçërisht kur shikohen edhe specifikimet teknike të vetë kartelës:* Chipset: GeForce 9800GX2 * GPU Clock: 600 MHz * Memory: 1 GB DDR3 Memory Clock: 2,000 MHz* Cooling System: Dual-slot FanSink * Interface: PCI Express x16 2.0 * Outputs: Dual Link DVI-I x 2 + HDMI x 1

 
Arrijnë procesorët e parë të platformës Intel Atom PDF Printoni E-mail
e enjte . 10 prill 2008

ImageInteli ditë më parë ka prezentuar pesë procesorë të rinj Intel Atom (më parë të njohur si Silverthorne) dhe teknologjinë procesorike Intel Centrino Atom si dhe zgjidhjet për MID-ë (Mobile Internet Devices) dhe embedded sistemet kompjuterike. Paketi teknologjik përfshin procesorin Intel Atom dhe nënsistemin e posaçëm grafik të integruar i cili quhet Intel System Controller Hub i cili do të duhej të mundësojë paraqitje të ngjashme me atë në PC.Procesori më i dobët nga kjo ofertë ka takt pune prej 800 MHz, takt pune të magjistrales prej 400 MHz dhe ka TDP prej vetëm 0.65W, ndërsa procesori më i fuqishëm ka takt 1.86 GHz,magjistrale me frekuencë 533 MHz dhe TDP prej 2.4W. Të gjithë procesorët nga oferta e re kanë 512 KB memorie L2. 

më gjerësisht...
 
Windows XP vdes më 30 qershor PDF Printoni E-mail
e enjte . 10 prill 2008

ImagePërkundër apeleve të opinionit për mbajtjen e Windows XP-së, në Redmond janë të vendosur për të mbyllur ciklin e sistemit operativ shtatëvjeçar dhe akoma në formë. Afati i dhënë më parë i cili ishte shtyrë për pesë muaj me kërkesë të shitësve të kompjuterëve, tani më nuk do të shtyhet. 

më gjerësisht...
 
LG LH2300 PDF Printoni E-mail
e enjte . 03 prill 2008

ImageLG ka prezentuar telefonin mobil LG2300 i cili ka ekran të ndjeshëm në prekje dhe disa taste të forta. Ky telefon theksohet me ekranin me diagonale tre inçë dhe rezolucion 800 x 480 pixelë i cili është në gjendje të paraqesë web faqet me madhësi normale. Në shpinë të tij gjendet kamera me rezolucion prej tre megapixelësh me fokus automatik. Fotografitë dhe përmbajtjet tjera ruhen në kartelën microSD. Prej teknologjive ka T-DMB pranues dhe Bluetooth 2.0. Pritet të arrijë në treg gjatë prillit me çmim prej 650 dollarësh.

më gjerësisht...
 
Pllakat e reja MSI K9N2 PDF Printoni E-mail
e enjte . 03 prill 2008

ImageMSI ka lansuar pllakat e reja nga seria K9N2, më saktë modelet K9N2 Diamond, K9N2 SLI Platinum dhe K9N2 Zilent. Seria K9N2 përkrah procesorët e AMDsë (AM2 dhe AM2+), PCI Express2.0, hybrid SLI dhe eSATA.

Deri më 2011 tejkalohet zetabajti PDF Printoni E-mail
e enjte . 20 mars 2008

Askush nuk e di se si erdhi deri tek kjo shifër, por në IDC kanë llogaritur disi se njerëzimi deri në vitin 2011 do të krijojë 1.8 zetabajtë të dhëna. Do të jetë kjo një rritje dhjetëfish e sasisë së të dhënave në krahasim me shifrat aktuale, të cilat flasin për 281 eksabajtë përmbajtje të shpërndara nëpër data qendra, hard disqe shtëpiake, laptopë, kartela memorike, media optike, dhe të ngjashme. Në krahasim me një vit më parë, sasia e të dhënave digjitale është rritur për 56 për qind, ndërsa kontribuesit më të mëdhenj për këtë janë websajtet sociale. 

më gjerësisht...
 
8800GT sjell dominim më të madh për nVidian PDF Printoni E-mail
e enjte . 20 mars 2008

ImageTregu i kartelave grafike është ndër më të fuqishmit në industri, dhe shënon rritje prej çereku në çerek prej më shumë se 20 për qind.

më gjerësisht...
 
nVidia GeForce 9800GTX PDF Printoni E-mail
e enjte . 06 mars 2008

ImageNëpër Internet janë paraqitur fotot e para dhe detajet teknike të kartelës akoma të paprezentuar grafike GeForce 9800GTX të nVidias. PCB përbëhet nga 12 shtresa dhe është e lartë 11.115 cm dhe e gjatë 26.67 cm. 

më gjerësisht...
 
Thehen GMail dhe CAPTCHA PDF Printoni E-mail
e enjte . 06 mars 2008

ImageDisa ditë pasi spamerët arritën të thejnë sistemin CAPTCHA të Hotmailit, të njëjtën gjë tani e kanë bërë edhe më servisin e Google për postë elektronike. Sipas kompanisë Websense, e cila merret me sigurinë në Internet,pas të dy sulmeve qëndron i njëjti grup spamerësh me qëllimin e krijimit të accounteve në GMail të cilët më pas do të shfrytëzoheshin për dërgim të spamit. 

më gjerësisht...
 
Compro VideoMate Vista T750F dhe U2800F PDF Printoni E-mail
e enjte . 06 mars 2008

ImageCompro Technology ka prezentuar dy prodhime të reja nga seria e vet VideoMate Vista. Bëhet fjalë për TV tunerët hibridë (analogë/digjitalë) të cilët dallohen për nga versioni, d.m.th. mënyra e lidhjes në PC. VideoMate Vista T750F është PCI me DVB-T dhe TV/FM tuner analog. Ofron mundësinë e shikimit të njëkohshëm edhe të sinjalit analog edhe atij digjital, vide/audio capturing, FM tuning modet S3 (standby) / S4 (hibernation) / S5 (shutdown) për incizim të planifikuar. Me të vjen edhe telekomanduesi i certifikuar Windows Media Center. ComproDTV 4 software ofron një paletë të tërë opcionesh për rregullim të kualitetit të fotografisë dhe manipulimit të saj. Ofron edhe shikim simultan dhe incizim të sinjalit dhe manipulim me më shumë pajisje Compro në të njëjtin kompjuter. Vista U2800F është USB 2.0 pajisje hibride (DVB-T dhe TV/FM analoge e ngjashme me usb memory stick por vetëm pak më i madh, dhe i dedkuar shfrytëzimit në laptop. Ofron të gjitha mundësitë sikurse edhe modeli PCI, ndërsa vjen me telekomandus diç më të vogël.

mire se vini
Se pari ju deshirojm
mireseardhje ne
Artan-ar.page.tl

Ju ftojm qe se pari
te regjistroheni ne
Forum,Eshte Falas
, pastaj te vazhdoni
rreth e perqark
Website-it te
kerkoni,shkarkoni,
ngarkoni,krejt qka
shifni :).

Pastaj jashta forumit
do te mund te gjeni,
Webmail,FlashChat,
AlbaTv,Radio,e shume
e shume te tjera..
Risit ne Artan-ar Nuk
Kane Te Ndalur..!.

Me shpresen se do
te kalojm te gjith mire
se bashku.. Ju
pershendesum dhe ju
falenderojm per Viziten
tuaj.. Me Rrrespekt
Artan-ar Staff.
Today, there have been 2 visitors (19 hits) on this page!
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free